Lajme
Policia Kufitare parandalon kontrabandë të mallrave, arrestohet një i dyshuar
Njësia e Task Forcës dhe njësitë patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër, dje në orët e mbrëmjes, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë arritur të identifikojnë dy automjete: njëri i tipit Furgon dhe tjetri i tipit kombi, të dyja me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore.
“Pas tentativës për t’iu shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri. Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj.)”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është dërguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar u dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











