Muzikë
Artistët shqiptarë të nominuar në “Billboard Music Awards 2022”
Bëhet e ditur se në kategoritë e nominimeve për mbrëmjen e çmimeve vjetore, Billboard Music Awards 2022, janë edhe artistët shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Billboard Music Awards 2022 këtë vit do të transmetohet direkt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas më 15 maj (e diel).
Si në të shumtën e herëve, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nominuar edhe këtë herë me gjithsej në nëntë kategori.
Krahas krijueses së hitit “Levitating”, i nominuar sivjet është edhe DJ i njohur nga Kosova, Regard.
Dua Lipa në Billboard Music Awards 2018 (Foto: Getty Images)
Dardan Aliu (emri i plotë) është nominuar për “Këngën më të mirë të zhanrit Dance/Electronic”, teksa garon me Elton John & Dua Lipa, “Cold Heart – PNAU Remix”, Farruko “Pepas”, Tiwsto “The Business” dhe Travis Scott & Hvme “Goosebumps”.
Ai u nominua për këngën “You” në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate McRae.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












