Lajme
Një rrugë në Nju-Jork emërtohet “Fan Noli”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një rrugë në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marr emrin e rilindësit shqiptar, Fan S. Noli.
Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë: “Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju-Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm”.
“Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në SHBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan. Urime shqiptaro-amerikanëve për kurorëzimin e punës së tyre për vendosjen në Nju-Jork të kësaj shenje simbolike me domethënie të madhe!”, ka thënë Kurti.
Postimi i plotë i Kurtit:
Rruga “Fan Noli” në Nju-Jork
Kur Fan Noli shkoi në vitin 1906 në Amerikë, u nis nga Egjipti për në ShBA. Ndoshta e ndiente se ky ishte një hap i rëndësishëm për jetën e tij, por rezultoi në një pikë kthese për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për historinë moderne të kombit shqiptar. Në fillimet e shekullit XX pesha ekonomike dhe politike e Amerikës në botë po rritej me shpejtësi dhe kjo po vihej re edhe në koloninë shqiptare në këtë shtet që po ia kalonte për nga numri kolonive shqiptarë në shtete të tjerë. Roli që Noli dhe më pas edhe Konica do të luanin në organizimin e mërgatës shqiptare në ShBA do të linte gjurmë të pashlyera, jo vetëm te komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe për fatet e kombit shqiptar. Themelimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i Federatës Panshqiptare Vatra, i lobimit të vazhdueshëm pranë qeverisë amerikane dhe fuqive evropiane për fatet e kombit shqiptar, mbajnë firmën e Nolit, krahas shqiptaro-amerikanëve të tjerë. Në Amerikë, Noli shkroi edhe një pjesë të mirë të veprave dhe përkthimeve të tij, në radhë të parë “Historinë e Skënderbeut” dhe studimin për Bethovenin, që pasuruan fondin atëkohë ende të pakët të historiografisë, letërsisë dhe muzikologjisë shqiptare.
Përkujtimi i këtij rilindësi, njeriut të letrave dhe figure historike shumëplanëshe, me anë të emërtimit sot të një rruge në Nju Jork, është një ngjarje simbolike e përbashkuese e komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili vijon veprimtarinë e tij patriotike me të njëjtin gjallëri e përkushtim si edhe brezat e mëparshëm. Në sajë të kësaj veprimtarie mbahet gjallë e pasurohet identiteti shqiptar në ShBA, si edhe forcohet aleanca e shkëlqyeshme e kombit shqiptar me kombin amerikan. Urime shqiptaro-amerikanëve për kurorëzimin e punës së tyre për vendosjen në Nju Jork të kësaj shenje simbolike me domethënie të madhe!
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













