Lajme
Ekonomisti austriak, kërkesë BE-së: Hiqjani statusin e vendit kandidat Serbisë
Në një prononcim për media, ekonomisti austriak, Gunther Fehlinger, nuk është lejuar të futet në kufirin serb, përcjell albinfo.ch.
Austriaku ka kërkuar nga BE-ja që t’ia heqë statusin e vendit kandidat Serbisë, pasi s’është lejuar të hyjë në territorin serb.
Fehlinger ka shkruar në Twitter se s’është lejuar të hyjë në Serbi pasi është kritik i politikave proruse të presidentit Aleksander Vuçiq.
“Nëse nuk më lejon të hyj në Serbi, si qytetar austriak dhe qytetar i BE-së, vetëm pse e kritikoj politikën tënde proruse dhe mungesën e vullentit tuaj evropian për paqen, më bën me dije që Serbia nuk është gati për statusin e kandidatit në BE dhe ky status duhet të tërhiqet tani”, ka shkruar Fehlinger.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













