Lajme
Grabitësi me granatë dënohet me 34 muaj burg: I shpëton dëbimit nga Zvicra
Kosovari 32 vjeçar është dënuar me 34 muaj burg, nga të cilët duhet të vuajë dymbëdhjetë muaj. Gjykata nuk i ka shqiptuar masën e dëbimit nga vendi
Një kosovar 32 vjeç, në gusht të vitit 2020 kishte tentuar të sulmonte një pikë karburanti në Belp (Bernë) duke kërcënuar shitësen me një granatë dore.
Për shkak se arkëtarja ishte aq e tronditur sa nuk mundi të hapte menjëherë arkën e parave, grabitësi ishte larguar nga dyqani pa plaçkitur, transmeton albinfo.ch. Policia Kantonale e Bernës ishte në gjendje të identifikonte shpejt autorin e dyshuar.
Tani ai është dënuar me 34 muaj burg nga gjykata rajonale në Bernë, siç raporton “Berner Zeitung”. Nga këto, ai do t`i vuajë si burg efektiv vetëm 12 muaj
Për shkak se kosovari ka gati 20 vite që jeton në Zvicër, është i integruar mirë dhe asnjëherë nuk ka rënë në sy të policisë për ndonjë shkelje, ai nuk do të dëbohet nga Zvicra. Kjo supozon se nga ai nuk priten shkelje të tjera.
Megjithatë, deklaratën e të akuzuarit se ai e kishte ndërprerë grabitjen për shkak se shitësja po frikësohej, gjykata e cilësoi si një pretendim thjesht mbrojtës, përcjell albinfo.ch. Gjykata gjithashtu nuk i ka besuar deklarimit të tij se ai nuk e dinte që granata e dorës ishte e vërtetë. Procedura nuk është ende përfundimtare dhe mund të vazhdojë.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













