Lajme
Nga sot, Zvicra do të heqë të gjitha masat për Covid
Nga e premtja, 1 prill, Zvicra do të heqë masat përfundimtare për Covid. Do të shënojë herën e parë në dy vjet që kombi ka qenë i lirë nga rregullat e Covid

Vendimi, i cili u njoftua të mërkurën pasdite, ishte marrë më parë nga qeveria në shkurt me kusht që situata epidemiologjike të mbetej e qëndrueshme.
Dy rregullat e lidhura me Covid-in që janë ende në fuqi – detyrimi për të mbajtur maskë në transportin publik dhe në institucionet shëndetësore, si dhe për të izoluar për pesë ditë në rast infektimi – do të bien nga 1 Prilli, përcjell albinfo.ch.
Kushdo që rezulton pozitiv nuk do të ketë më nevojë të izolohet, megjithëse qeveria i ka inkurajuar njerëzit ta bëjnë këtë kudo që të jetë e mundur.
Për më tepër, maskat tani nuk kërkohen më askund në Zvicër, duke përfshirë në dyqane dhe në transportin publik, megjithëse linjat e tranzitit me lidhje ndërkombëtare mund t’u kërkojnë njerëzve të mbajnë maska.
“Një situatë e mirë”
Kur bëri njoftimin, ministri zviceran i Shëndetësisë Alain Berset tha “Jemi në një situatë të mirë. Kriza nuk ka mbaruar. Por faza e keqe e krizës ka mbaruar”.
Berset tha se megjithëse planet janë në vend në rast të përkeqësimit të situatës, “qeveria federale nuk po planifikon të kthehet në situatën e mëparshme”, përcjell tutje albinfo.ch.
Infeksionet me Covid janë ende të shfrenuara – pse po hiqen të gjitha masat?
Qeveria tha se ndikimi i përhapur i vaksinimit si dhe varianti më i dobët Omicron kishte bërë që masat të mos ishin më të nevojshme.
Gjithashtu, lehtësimi i masave në muajin shkurt, ndërkohë që ka çuar në rritje të infeksioneve, nuk ka rezultuar në rritje të dukshme të shtrimeve në spital apo të viktimave.
Qeveria zvicerane megjithatë tha se njerëzit duhet të jenë gati për “valët sezonale të sëmundjeve në të ardhmen”.
Qeveria tha se do të punojë me kantonet për të vendosur një plan për këto valë sezonale, i cili do të zbatohej përpara vjeshtës.
Ashtu si më herët në pandemi, kantonet janë të lira të vendosin masa për Covid nëse e shohin të arsyeshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti