Lajme
Gjykohet kosovari: ka kërcënuar shitësen me granatë dore
Në Zvicër nuk ka dënim për posedim të granatës. Për shkak të një zbrazëtie ligjore, ndalohet importi, eksporti apo tregtia me armë por jo dhe posedimi
Në një pikë karburanti në Belp të Bernës, në gush të vitit 2020 kanë ndodhur skena dramatike. Një person kishte hyrë në dyqan pak para mbylljes dhe kishte kërkuar një paketë cigare, transmeton albinfo.ch. Por kur erdhi puna për të paguar, ai nuk e nxori portofolin nga xhepi, por një granatë dore, funksionale.
Ai po kërkonte para dhe, siç shkruan “Berner Zeitung”, për të theksuar më qartë qëllimin e tij, ai kishte manipuluar gjilpërën e sigurisë së granatës së dorës.
Shitësja ka reaguar e tronditur. Ajo ishte aq e shqetësuar sa nuk mundi ta hapte menjëherë arkën e parave. Por kur arka më në fund qe hapur, grabitësi tashmë kishte dalë nga pika e karburantit, pa plaçkitur asgjë.
Policia ka arritur të identifikojë me shpejtësi autorin e dyshuar. Gjatë kontrollit të mëpasshëm të shtëpisë, policia ka gjetur një granatë te 32-vjeçari kosovar, transmeton albinfo.ch. Ai fillimisht e kishte mohuar krimin.
Por, megjithatë, në saje të provave të shumta, e vërteta dukej sheshit. Jo shumë larg vendit të krimit, u gjet një kapele bejsbolli me ADN-në e tij, që i ngjan asaj të kapur nga kamerat e vëzhgimit. Një matje biometrike midis fizikut të tij dhe regjistrimeve video përputhej gjithashtu.
Çështja po trajtohet këtë javë përpara gjykatës rajonale Bern-Mittelland.
Në seancën e së mërkurës i akuzuari ka pranuar veprën penale. Në gjykatë ai tha se granatën e kishte marrë vite më parë si “suvenir” . Por, ai nuk tregoi se kush ia kishte dhënë “suvenirin”. Kosovari po ashtu thënë se e kishte ndërprerë vullnetarisht grabitjen pasi kishte parë se sa e frikësuar kishte qenë punëtorja e arkës.
Por prokurorja përgjegjëse nuk i beson atij. Në procesin gjyqësor ajo ka përshkruar se sa e rrezikshme ishte situata. Gjithashtu ajo ka treguar se shitësja e sulmuar ende vuan nga stresi post-traumatik dhe po trajtohet nga mjekët.
Prokuroria publike kërkon dënim me burg pa kushte prej 44 muajsh dhe 8 vjet dëbim nga vendi. Mbrojtja, nga ana tjetër, kërkon dënim me kusht me burg prej dymbëdhjetë muajsh dhe heqje dorë nga dëbimi.
Nuk dënim për posedim të granatës së dorës
Është interesante se në Zvicër nuk ekziston dënimi për autorin e dyshuar për posedim të granatës së dorës. Kjo ndodh për shkak të një zbrazëtie ligjore në Ligjin mbi Materialet e Luftës, ka thënë prokurorja për gazetën. Ndalohet vetëm importi, eksporti apo tregtia me armë por jo edhe posedimi.
Megjithatë, në fund të fundit, përdorimi i granatës së dorës në rastin konkret ka ndikim indirekt në procedurë dhe rrit dënimin: tentativa për grabitje akuzohet si “shpërfaqje e rrezikut të veçantë”, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, fakti që kosovari ishte larguar nga vendi i deliktit pa marrë plaçkën, nuk ndikon shumë në zbutjen e dënimit, për faktin se kërcënimi me granatë kishte qenë i frikshëm dhe, një rast i tillë nuk ishte i njohur për prokuroren në gjithë karrierën e saj të deritashme
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas Vetëm tre nga 30 lokalet e kontrolluara në Vjenë ofrojnë ujë rubineti falas, ndërsa 23 prej... -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave












