Lajme
Mërgimtarët nga Shqipëria, rekord remitenca në 12 vjetët e fundit
Referuar raporteve të fundit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021, remitencat arritën në nivelin më të lartë prej vitit 2009, njofton albinfo.ch.
Në vitin 2021 mërgimtarët shqiptarë iu kanë dërguar të afërmve të tyre 761 milionë euro, duke kapërcyer edhe dërgesat e viteve të kaluara.
Në raport me vitin 2020, remitencat janë rritur me 87 milionë euro.
Ekspertët ekonomikë, por edhe ata të Bankës së Shqipërisë thonë se kjo rritje e dërgesave valutore nuk lidhet vetëm me rikuperimin e aktivitetit ekonomik nëpër shtetet e Evropës, por edhe me përdorimin e kanaleve formale për të dërguar paratë, pra nëpërmjet transfereve.
Praktikisht kufizimet e shteteve nxitën emigrantët si sjellin paratë në rrugë zyrtare më së shumti gjatë vitit 2020, por edhe gjatë vitit 2021, edhe pse në nivel më të ulët, sipas Bankës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, ndikim në rritjen e remitencave ka edhe shtimi i numrit të emigrantëve, kryesisht të rinj të arsimuar, ndërsa paratë për familjet në Shqipëri vijnë më shumë nga Italia apo Greqia, ku ka edhe më shumë shtetas shqiptarë.
Remitencat nga emigrantët:
Viti 2008 834 mln euro
Viti 2009 782 mln euro
Viti 2010 696 mln euro
Viti 2011 669 mln euro
Viti 2012 680 mln euro
Viti 2013 548 mln euro
Viti 2014 594 mln euro
Viti 2015 599 mln euro
Viti 2016 616 mln euro
Viti 2017 637 mln euro
Viti 2018 671 mln euro
Viti 2019 703 mln euro
Viti 2020 674 mln euro
Viti 2021 761 mln euro
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













