Lajme
Peticioni online u kërkon zviceranëve që të largojnë të dashurën e Putinit nga vendi
Mbi 45,000 njerëz kanë nënshkruar deri tani
Edhe pse nuk është konfirmuar (ose mohuar kurrë) zyrtarisht, është raportuar gjerësisht se “familja e fshehtë” e Vladimir Putin – e dashura Alina Kabaeva dhe fëmijët e tyre – po jetojnë nën siguri të shtuar diku në Zvicër, ndoshta në Ticino, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Mbi 45,000 njerëz kanë nënshkruar tani një peticion online në faqen e internetit Change.org, duke i kërkuar qeverisë të dëbojë Kabaeva dhe fëmijët nga vendi.
“E dashur Konfederatë Zvicerane, pse u jepni vendbanim bashkëpunëtorëve të regjimit të Putinit? ”, pyet peticioni.
Ai gjithashtu i bën thirrje Zvicrës që të verifikojë origjinën e parave të përdorura për blerjen e pronave që aktualisht përdoren nga familja e Putinit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













