Lajme
Normat e interesit të hipotekave zvicerane vazhdojnë të rriten
Normat e interesit të hipotekave janë rritur në nivelet më të larta shumëvjeçare për shumë pronarë shtëpish, përcjell albinfo.ch.
Me fillimin e luftës në Ukrainë, normat e interesit për hipotekat me normë fikse fillimisht ranë. Megjithatë, ato janë rritur ndjeshëm për rreth një javë, sipas shërbimit të krahasimit Moneyland.
Që nga fillimi i muajit norma mesatare e hipotekës pesëvjeçare u rrit me 0.15 pikë përqindje, në 1.35 për qind. Norma mesatare e interesit për hipotekat 10-vjeçare është 0.18 pikë përqindje më e lartë, në 1.73 për qind.
Në përgjithësi, normat e interesit janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit. Në fillim të vitit 2022 hipotekat pesëvjeçare ishin ende rreth 1 për qind, më shumë se 0,3 pikë përqindje më të ulëta. Hipotekat dhjetëvjeçare madje u hodhën me më shumë se 0.5 pikë përqindjeje gjatë së njëjtës periudhë.
“Lufta në Ukrainë po nxit inflacionin tashmë të lartë, i cili shkakton një shtrëngim të politikës monetare ose rritje të normave të interesit”, tha analisti i Moneyland, Felix Oeschger.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Një destinacion që quhet Kosovë!
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











