Lajme
Ndërpritet pranimi i ukrainasve në Qendrën Federale të Azilit në Cyrih
Aktualisht ka një ndërprerje të pranimit dhe do të regjistrohen vetëm personat që nuk kanë ende strehim. Të tjerëve u kërkohet të regjistrohen një ditë tjetër
Shumë gra, fëmijë dhe në mes tyre edhe disa burra, të gjithë nga Ukraina janë ende duke pritur në radhë para Qendrës Federale të Azilit në Cyrih. Shumica prej tyre tashmë kanë gjetur strehim dhe janë këtu për t’u regjistruar për statusin e mbrojtjes “S”, shkruan sda.ch.
Një punonjës i atyshëm thotë se aktualisht ka një ndërprerje të pranimit dhe do të regjistrohen vetëm personat që nuk kanë ende strehim. Të tjerëve do t’u kërkohet të regjistrohen në një datë të mëvonshme.
Të hënën në mëngjes, Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka raportuar se 3,843 ukrainas kanë marrë tashmë statusin e mbrojtjes S, përcjell albinfo.ch. Me këtë status ata mund të qëndrojnë një vit në Zvicër, të punojnë dhe të shkojnë në shkollë. 2,281 janë akomoduar në qendrat federale të azilit, 1,562 në akomodime private.
45,000 shtretër janë tani në dispozicion në akomodime private në Zvicër, plus 5,000 shtretër në hotele dhe ndërtesa të tjera të papërdorura. “Schweizerische Flüchtlingshilfe” (SFH) siguron që strehimi t’u përshtatet refugjatëve – dhe të jetë i sigurt.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena














