Lajme
A do të përdorin oligarkët rusë kriptovalutat për t’iu shmangur sanksioneve?
Çmimi i Bitcoin pësoi rritje këto ditë, pas komenteve se rusët do t’i drejtoheshin kriptovalutave për t’i shpëtuar sanksioneve,
Bitcoin dhe kriptovalutat janë vënë sërish në qendër të vëmendjes pas sanksioneve financiare që Perëndimi i vendosi Rusisë – të cilat përfshinë sistemin SWIFT.
Çmimi i Bitcoin pësoi rritje këto ditë, pas komenteve se rusët do t’u drejtoheshin kriptovalutave për t’u shpëtuar sanksioneve, por ai ra sërish pas deklaratave të bëra nga kreu u Rezervës Federale Amerikane, Jerome Powell, i cili kërcënoi rritjen e normave të interesit javët në vijim.
Ndërkohë, rrjetet më të mëdha të pagesave me kartë – Viza dhe Mastercard, së bashku me gjigandin e pagesave online PayPal – kanë vendosur të ndalojnë të gjithë shërbimet në Rusi.
Kjo do të thotë se kartat e kreditit të lëshuara nga bankat ruse nuk do të funksionojnë më jashtë vendit, ndërsa bizneset dhe bankomatet ruse nuk do të kenë më mundësi të pranojnë pagesa nga karta të lëshuara jashtë Rusisë.
“Ne ndjehemi të detyruar të veprojmë, pas pushtimit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës si dhe ngjarjeve të papranueshme të cilat e gjithë bota po i dëshmon”, tha CEO i Visa, Alfred Kelly.
Ndërsa Mastercard, në një deklaratë publike, tha: ‘Ne kemi operuar në Rusi për më shumë se 25 vite, ndaj ky vendim nuk është marrë rastësisht.’
Komente nga media Spector Index sugjerojnë se një nga bankat kryesore në Rusi, Sberbank, do të nisë të operojë me kartat kineze UnionPay, por se sa kjo do të funksionojë nuk dihet ende, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Lëvizja më e re e Visas dhe Mastercard do të jetë një tërmet edhe më i fortë se ai i SWIFT,’ – tha avokati i teknologjisë Preston Byrne në një deklaratë në Twitter, duke shtuar se ‘triliona dollarë do të mund të gjenerohen duke ndërtuar një sistem të ngjashëm, i cili do të jetë imun ndaj presionit të amerikanëve.”
Gjatë javës së fundit, shitjet mes rublës ruse dhe kriptovalutave janë shtuar, sipas të dhënave nga kompania kripto-kërkimore Chainalaysis.
Natyra anonime dhe e pacentralizuar e Bitcoin, do të thotë që qeveritë dhe kompanitë e ndryshme nuk do të kenë aq të lehtë të sanksionojnë individë apo shtete të tëra siç po ndodh kohët e fundit me Rusinë.
Pavarësisht kësaj, shumë kompani të mëdha të kriptovalutave si Coinbase dhe Binance kanë nisur të vihen nën trysni për të bllokuar transaksionet me Rusinë.
Por sipas themeluesit të Binance, Brian Armstrong, probabiliteti që oligarkët rusë të përdorin kriptovalutat për t’iu shmangur sanksioneve është goxha i vogël.
“Ne nuk mendojmë se ka një rrezik të lartë që oligarkët rusë të përdorin kriptovalutat për t’iu shmangur sanksioneve – kjo sepse ky është një sistem i hapur dhe do të ishte më e thjeshtë të gjurmosh futjen fshehurazi të sasive të mëdha të parave në kripto se sa ta bëje këtë me dollarë, kesh, flori, vepra arti e të tjera asete” – tha CEO i Binance.
“Nëse shohim shtrirjen që kanë kriptovalutat aktualisht, shohim që rreth 3% e popullsisë globale kanë në pronësinë e tyre një sasi të caktuar kriptosh. Prej tyre, shumica kanë vetëm një përqindje shumë të vogël të kursimeve të tyre të konvertuar në kriptovaluta – mesatarisht rreth 10%. Kjo do të thotë se më pak se 0.3% e të ardhurave globale sot janë të konvertuara në kripto”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur













