Lajme
Diaspora, për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me aktivitete online
Për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me 19.2.2022 u mbajtë një aktiviteti online "Konkurs /Garë recitimi“ me temën „PËR TY KOSOVË“.
Mësohet se aktiviteti u organizua me inciativë të znj. Miradije Berishaj, kryrtare e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Austri, në bashkëpunim me Shoqatën „Ardhmëria“ nga Londra, Këshilli i Mësuesve Shqiptarë” nga Kroacia dhe “Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë” nga Bavaria/Gjermania.

Në këtë eveniment morën pjesë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, z. Bimo, përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës, z. Maliqi, përfaqësues të ambasadave dhe konzulatave nga Londra, Gjermania dhe Kroacia, z. Y. Avdiu përfaqësues nga MPJD Kosovë dhe znj. M. Hysa, drejtoreshë QBD Shqipëri.
Në fjalët përshëndetëse ata inkurajuan mësueset/it për punën e tyre. Në konkurs morën pjesë mësueset/it me nxënësit e tyre, të cilët vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në diasporë.

Duke marrë parasyshë moshën e nxënësve „Konkursi/Garë recitimi u zhvillua në dy nivele. Niveli i parë nga mosha 7-10 vjeçe, që ishin 16 nxënës konkurrues dhe niveli i dytë, nga mosha 10-16 vjeç, po ashtu 16 konkurrues. Nxënësit ishin përgatitur mirë nga mësuesit e tyre dhe na dhuruan shumë emocione.
Juria, e përbërë nga njerëz të artit dhe kulturës: z. Nuhi Gashi, kryetar jurie- Kosovë, z. Anton Marku- Austri, znj. Valbona Ismaili -Londër, Leonard Hamitaj-Kroaci, dhe Lumni Nimani-Bavari/Gjermani. Juria e pati të vështirë të zgjedhë më të mirët.
Në bazë të vlerësimit të jurisë për nivelin e parë, vendin e parë e ndan: Adea Zenelaj, NÖ/Austri dhe Andra Bardhoci nga Bavaria, Gjermani;
Vendin e dytë e ndanë: Ilire Qestaj, Vjena/Austri, Zerina Maliqi- Londër, dhe Mjalta Ibrahimi nga Bavaria/Gjermani;
Vendin e tretë e ndanë: Ajlina Berisha- Salzburg/Austri dhe Amir Letaj, Kroaci.
Niveli i dytë: Vendi i parë, Heidi Hoxha- Londër; vendi i dytë, Ezana Hoxhaj-Bavari, dhe vendi tretë Adeana Malsori- Londër.

Kryetarja Berishaj falënderon: z. Lutfi Vatën, kryetar i shoqatës “Ardhmëria” dhe znj. Anila Kadija, drejtuese artistike, Londër, z. Milazim Ukaj, kryetar i LAPSH-it dhe z. Mustafë Krasniqi, koordinator i mësimit të gjuhës shqipe, Bavari, znj. Melita Oreshkoviq, kryetare e Këshillit të Mësusve në Kroaci, falënderon kolegët/koleget nga Austria: Osmanin, i cili bëri punë të madhe
gjatë organizimit dhe për moderim, Armiden, Ibrahimin, Antigonen, Inen, Qefseren dhe Laureten për pjesëmarrje me nxënësit e tyre! Falënderimi të veçantë ajo ka për prindërit dhe nxënësit e të gjitha shteteve pjesëmarrëse!
Zonja Berishaj falënderon autorët e librave, znj. Anila Kadija, Mustafë Krasniqi dhe z. Lumni Limani, për librat që u dhuruan nxënësve fitues. Nxënësit do të pranojnë edhe certifikata!
Urime Festa e Pavarësisë!

Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












