Lajme
Zvicra nuk vendos sanksione kundër Moskës për momentin
"Këshilli Federal nuk u bashkohet sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së. Sapo BE të shpallë sanksionet e saj të reja, qeveria e vendit do të analizojë ato"
Me dislokimin e trupave në dy rajone të Ukrainës, Rusia ka shkelur integritetin dhe sovranitetin e këtij vendi, është shprehur sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës (EDA), Livia Leu, në një konferencë speciale shtypi të mbajtur pak më parë në Bernë, transmeton albinfo.ch. Ashtu sikurse EDA edhe politikanë të ndryshëm zviceranë kishin dënuar më parë veprimet e Rusisë.
Zvicra është shumë e shqetësuar me gjendjen në rajon. Ajo nuk i njeh dy republikat e vetëshpallura popullore, ka thënë diplomatja e lartë. Këto zona vazhdojnë t’i përkasin Ukrainës. Kështu i është komunikuar sot edhe ambasadorit rus në Zvicër, i cili është thirrur në departamentin e jashtëm. Veç tjerash, hapat e Rusisë kanë shkelur Marrëveshjen e Minskut, shkruan srf.ch.
EDA nuk është e sigurt për numrin e zviceranëve në zonën e krizës
Sipas ambasadorit Hans-Peter Lenz, që është në krye të qendrës së krizës në departamentin e jashtëm zviceran, Qeveria Federale nuk ka njohuri se sa zviceranë janë në të vërtetë në terren në zonën e krizës rreth rajoneve Donetsk dhe Luhansk. Ambasada në Kiev po punon në kushte krize.
Stafi është mirë, ambasada është e hapur dhe funksionale, ka thënë më tutje Lenz për mediat në Bernë. Shërbimet konsullore po ofrohen në masën normale. Katër persona nga ambasada në Kiev po punojnë aktualisht nga Berna, përcjell albinfo.ch. Familjet e stafit vendor kohë më parë janë udhëzuar që të kthehen në Zvicër.
Sipas Lenz, aktualisht janë dy punonjës zviceranë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në zonën e krizës në Ukrainën lindore. Gjithsej 296 shtetas zviceranë dhe anëtarë të familjeve të shtetasve zviceranë janë të regjistruar në Ambasadën Zvicerane, dhjetë prej tyre në rajonin e Donetskut.
Nuk ka sanksione për momentin
Këshilli Federal nuk është dakord me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së. Sapo BE të shpallë sanksionet e saj të reja, qeveria e vendit do të analizojë ato, duke marrë parasysh aspektet ekonomike, ligjore dhe humanitare, transmeton albinfo.ch. Një diskutim është planifikuar për mbledhjen e Këshillit Federal të mërkurën, tha Leu.
Detyrimet dhe mundësitë ligjore
Megjithatë, sipas një rregulloreje të vitit 2014, janë vendosur masa për të parandaluar anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare që kalojnë përmes Zvicrës. Përveç kësaj, disa marrëdhënie biznesi tashmë janë ngrirë, si ato me themeluesin e organizatës mercenare ruse Wagner.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













