Lajme
Gratë në Gjenevë duhet të paguajnë 20% më pak se burrat për pishina, teatër etj.
Sipas votimit në parlament, gratë do të duhej të paguajnë 20 për qind më pak se burrat për të vizituar muzetë, pishinat publike dhe objektet e tjera publike të qytetit
Asamblistët e qytetit të Gjenevës kanë debatuar deri vonë në natën e së mërkurës, derisa mocioni u miratua përfundimisht. Tani qyteti ndërkombëtar, selia e OKB-së, do të lansojë zyrtarisht “diskriminimin” midis burrave dhe grave, transmeton albinfo.ch. Kështu, banoret e qytetit duhet të marrin një kartë me të cilën mund të hyjnë në të gjitha objektet e qytetit, me çmim më të lirë se burrat.
Burrat vazhdojnë të paguajnë 100 për qind të tarifës së hyrjes në objektet si teatri apo pishina, femrat marrin një zbritje prej 20 për qind për faktin e vetëm se janë femra, shkruan srf.ch.
Simbol për të kundërshtuar pabarazinë e pagave
“Në këtë mënyrë ne e po e bëjmë të dukshme pabarazinë në paga” thotë Brigitte Studer, e cila në parlamentin e qytetit përfaqëson “Ensemble à Gauche” (të Majtët e bashkuar). Studer e ka shoqëruar projektin që në fillim dhe kujton: “Ideja lindi gjatë grevës së grave në vitin 2019, transmeton albinfo.ch. Me zbritjen për gratë prej 20 për qind, vëmë në dukje diferencën e pagave mes burrave dhe grave në Zvicër”, thotë ajo.
“Është një masë simbolike” shpjegon tutje Studer për SRF News. Propozimi është dorëzuar si mocion, kështu që qyteti ka liri veprimi që ta zbatojë atë.
Nga ana tjetër, eksperti i të drejtës së shtetit dhe asaj kushtetuese, Bernhard Waldmann, nuk sheh fare liri veprimi të qytetit në këtë mes: “Një rregullim i tillë është qartësisht antikushtetues. Qyteti i Gjenevës bart detyra nga të drejtat themelore të Kushtetutës Federale dhe dallimet mes gjinive mund t`i bëjë vetëm për arsye tepër specifike”. Dhe ky rast, definitivisht nuk përkon me një ligj simbolik që është veç tjerash diskriminues, thotë Waldmann, profesor në Universitetin e Freiburgut.
“Trajtimi i pabarabartë është antikushtetues”
Por parlamentarët e majtë të gjelbër në Parlamentin e qytetit të Gjenevës kundërshtojnë akuzën se shkelin kushtetutën, duke thënë se edhe e drejta për pagesë të barabartë mes gjinive është në kushtetutë por nuk zbatohet prej 25 vitesh. “Dhe kjo është thjesht është diçka e pranuar”, thotë Studer, e cila gjithashtu thekson se zbritja prej 20 për qind për gratë është menduar edhe si provokim.
Megjithatë, politikania injoron faktin që parlamenti federal para më pak se dy vitesh ka votuar një ligj që detyron kompanitë me më shumë se 100 punonjës të monitorojnë pagat – kjo prek 46 për qind të të gjithë punonjësve në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Por kjo masë, sipas zonjës Studer megjithatë, nuk shkon aq larg sa duhet: “Kjo nuk heq diferencën e pagave”, shprehet ajo.
Asamblistja tjetër e Gjenevës, Michèle Roullet, e cila në parlamentin e qytetit përfaqëson FDP-në, e konsideron iniciativën si krejtësisht të pavend: “Milioneria tani mund të shkojë në opera me një çmim të reduktuar, ndërsa studenti duhet të paguajë edhe më tutje çmimin e plotë. Të majtët dhe të Gjelbrit në parlament po i shndërrojnë kështu të gjitha gratë në gjini të dobët që ka nevojë për ndihmë”.
Qeveria e qytetit të Gjenevës tani duhet t’i propozojë Parlamentit zbatimin e zbritjes për gratë. Në kontekstin e ligjeve të zbatueshme federale, kjo duket se do të jetë një detyrë e ndërlikuar që mund të jetë edhe e parealizueshme. Pra, mocioni nuk do të mbetet asgjë më shumë se një simbol – po aq i paefektshëm sa edhje masat e tjera për paga të barabarta mes gjinive.
E-Diaspora
-
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin Shpresim Sadiku doktoron me sukses në TU Berlin, me kërkim inovativ në Inteligjencën Artificiale... -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










