Lajme
Suedia prodhon bateri nga druri
Një kompani suedeze, “Ligna Energy”, i ka dhënë formë ëndrrës për krijimin e baterive nga druri.
Ato nuk janë prej druri, por prej linjine, një lëndë ngjitëse e pranishme te druri që mban të bashkuar strukturën e pemës.
“Nga linjina në formë pluhuri ne krijojmë një shtresë që printohet në metal të hollë dhe letër varaku”, shpjegon Peter Ringstad, shef ekzekutiv i “Ligna Energy”.
Shtresat e holla dhe fleksibël kanë avantazhe dhe dizavantazhe ndaj llojeve të tjera të baterive.
“Krahasuar me bateritë e litiumit, ato shpesh herë kanë një reputacion të keq për shkak të zgjedhjes së elektrolitit dhe materialit të katodës. Por janë pikërisht këto dy materiale te të cilat jemi fokusuar për të gjetur një alternativë miqësore me ambientin”, thotë ai.
Bateri të tilla janë ideale për t’u instaluar në struktura me sensorë. Ato mund të përdoren edhe për të magazinuar energjinë në shkallë të madhe, si impiantet me energji diellore.
Sa u takon disavantazheve, ato nuk mund të përdoren si bateri makinash, pasi u nevojitet një densitet i lartë energjie, por mund të shërbejnë si magazinë në stacionet e karburanteve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













