Lajme

Rekord, 38,015 infeksione të reja me Covid në Zvicër

Në 24 orët e fundit, 38,015 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, njofton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 104,424. BAG raporton gjithashtu 25 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 154 persona të tjerë u shtruan në spital.