Kosova
Gati 1 milion pasagjerë nga Zvicra në Kosovë gjatë vitit 2021
Në tre vitet e fundit, mërgimtarët nga Zvicra, të parët me ardhjet e tyre në Kosovë
Në tre vjetët e fundit mërgimtarët nga Zvicra përbëjnë numrin më të madh të ardhjeve në Kosovë, në krahasim me shtetet e tjera të botës, me theks të veçantë, të Evropës, shkruan albinfo.ch.
Si në vitin 2019, ashtu edhe në vitet 2020 dhe 2021 mërgimtarët nga Zvicra janë në krye të listës për nga numri më i madh i ardhjeve në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lidhur me numrin e ardhjeve totale të udhëtarëve dhe përqindjet sipas shteteve, Albinfo.ch ka bërë një analizë, sipas së cilës gjatë vitit 2019 nga Zvicra në Kosovë kanë ardhur 595,456 mërgimtarë. Në vitin 2020 rrjedhimisht kanë ardhur më pak për shkak të valës së parë pandemike dhe kufizimeve, duke arritur totalin prej 239, 308 të ardhurish. Ndërsa viti 2021 pati rekord ardhjeje nga Zvicra, me 818,190 pasagjerë.
“Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti i Prishtinës kanë destinim Zvicrën, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva”, bën të ditur Zyra për Informim e Aeroportit të Prishtinës.

Ndërkohë, udhëtarët nga Gjermania zënë vendin e dytë, gjegjësisht, për tre vjet radhazi pasagjerët nga ky shtet u renditën në të dytët sa u përket ardhjeve totale.
Albinfo.ch raporton se mërgimtarët e këtij shteti në vitin 2019 ishin 529,362, gjithsej, kurse në vitin 2020 numri i tyre ishte 236,876. Nga ana tjetër, viti 2021 ishte viti ku pati rritje të dukshmeedhe nga Gjermani, me një total prej 677,617 udhëtarësh.
“Prej destinacioneve, me më së shumti udhëtarë nga ky shtet dallohen Dyseldorfi, Shtugarti, Mynihu, Berlini, e kështu me radhë”.
Nga ana tjetër, pavarësisht se sipas statistikave të ardhjeve të mërgimtarëve Turqia renditet e treta, duhet theksuar se pjesa dërmuese e mërgimtarëve nga SHBA-ja dhe Kanadaja fluturojnë nëpër Turqi, për të ardhur më pas në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se nuk ka fluturime direkte nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë, mërgimtarët zgjedhin Turqinë për shkak të biletave me çmime më të arsyshme për udhëtuar më pas në vendlindjen e tyre.
Pra, rrjedhimisht, mërgimtarët nga SHBA-ja dhe Kanadaja renditen në vendin e tretë. Në vitin 2019 kishte 248,311 pasagjerë, në vitin 2020, 75,718 dhe në vitin 2021 kishte rritje të numrit të udhëtarëve nga këto dy vende, duke arritur në 331,410.
Ardhjet e mërgimtarëve nga Austria renditen në vendin e katërt të listës. Gjatë vitit 2019 nga ky shtet pati 81,614 pasagjerë. Në 2020-ën kishte 36,742, ndërkaq në 2021-ën kishte rritje të numrit të udhëtarëve me 134,261 në total.
Zyra për Informim nga Aeroporti i Prishtinës ka treguar për Albinfo.ch numrin e ardhjeve totale për tre vjetët e fundit në përgjithësi, e po ashtu edhe të fluturimeve.

Theksohet se muaji gusht i vitit 2021 ka pasur numrin më të lartë të ardhjeve në aeroportin e Prishtinës, me gjithsej 383,776 udhëtarë, që pasohet nga muaji korrik me 340,446 udhëtarë. Nga ana tjetër, numri më i ulët ka qenë gjatë muajit prill, me 79,278 udhëtarë, pasuar nga muaji shkurt, me 96,442 udhëtarë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














