Skip to content

Për shkak të mungesës së punëtorëve, në Gjermani do të ketë një migrim të shkallës së gjerë

pixabay

Shteti gjerman në kërkim të punëtorëve për këto profesione

Gjermania, e pakonkurrencë! Aktualisht kërkon mbi 300 mijë punëtorë dhe se ky numër mund të shkojë deri në 1 milion, njofton albinfo.ch.

Mediat gjermane kanë raportuar se ekzistojnë mijëra vende të lira pune në Gjermani për punëtorët e huaj, shumica prej tyre në sektorë të ndryshëm të prodhimtarisë.

Mjeshtrit e ujit, të ngrohjes dhe pajisjeve për ajrin e kondicionuar, janë profesionet më të kërkuara në Gjermani, thuhet në analizën e Agjencisë Federale gjermane për Punësim.

Bavarezët thonë se mungesa e fuqisë punëtore është vërejtur shumë gjatë verës, pasi mungonin shoferë të shumtë të kamionëve, autobusëve dhe makinerive të tjera të rënda.

Nga ana tjetër, para pak ditësh, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, tha se Gjermania ka nevojë të madhe për punëtorë të huaj. Habeck tha se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësor “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera. /Albinfo.ch