Lajme
Evropa shtrëngon masat pas rritjes së infektimeve
Mes frikës nga varianti Omicron, pas pushimeve dimërore, nxënësit në shumë shtete evropiane rikthehen në shkollë. Edhe vitin 2022 ata e nisin nën masa të forta anti-COVID, të detyruar të mbajnë maska dhe distancën fizike.
Një rritje e lartë e të infektuarve në këtë fillimviti është raportuar edhe mes fëmijëve. Të paktën 14.000 raste me COVID-19 u raportuan nga Ministria greke e Arsimit. Autoritetet kundërshtuan thirrjet e disa ekspertëve për të shtyrë nisjen e mësimit. Pavarësisht nëse janë të vaksinuar, nxënësit dhe mësuesit janë të detyruar të kenë edhe një test negativ.
I njëjti vendim është edhe në Austri. Fëmijët mund të hyjnë në klasa vetëm nëse kanë një test negativ COVID. Edhe në Spanjë e Portugali prindërit shprehen të shqetësuar për shkak të Omicron-it.
“Është pak shqetësuese. Varianti është shumë më ngjitës, kështu që sjellja e fëmijëve në shkollë nuk është diçka që më bën të ndihem e sigurt. Edhe pse redukton simptomat, vaksina nuk ishte aq efektive për ne (të rriturit). Nuk e di nëse kthimi në shkollë ishte alternativa më e mirë”, thotë një prind.
Të detyruar të mbajnë maska, nxënësit në Itali shprehen të shqetësuar nga rritja e të infektuarve dhe se rikthimi në klasa mund të shtyhej.
“Nuk duhet anashkaluar mësimi online, edhe pse është një torturë, sepse në shkollë duhet të kesh kontakt me mësuesit”, shprehet një nxënës.
Sipas mediave në shtetin fqinj, rreth një në tri klasa do të jenë bosh dhe nxënësit do të duhet të ndjekin mësimet nga shtëpia. Në bazë të rregullores, nëse ka një rast pozitiv në një klasë të shkollës së mesme, studentët e mbetur do të vazhdojnë të shkojnë në shkollë me maska FFP2 dhe duke treguar prova të një testi të ri negativ.
Për shkollën fillore, nëse ka dy raste, të gjithë nxënësit kalojnë në mësim në distancë. Italia nga kjo e hënë forcon masat kufizuese, ku njerëzit do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit ose shërimit për të udhëtuar me trena, autobusë, aeroplanë ose për të hyrë në palestra, pishina dhe muze. Shteti fqinj e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për qytetarët mbi 50 vjeç./Euronews
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri