Lajme
Rekord: Mbi 4000 infeksione të reja për 24 orë në kantonin e Cyrihut
Numri i vdekjeve të raportuara është rritur për 2, duke u ngjitur kështu në 1,628 që nga fillimi i pandemisë
Kantoni i Cyrihut ka raportuar të mërkurën 4,195 raste të reja të konfirmuara me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Ky numër është pothuajse dy herë më i madh se një ditë më parë, kur ishin 2,270 raste të konfirmuara.
Me këtë numër është arritur një maksimum i ri i të gjitha kohërave, shkruan sda.ch.
Numri i personave të shtruar në spitale për shkak të sëmundjes korona është rritur për tre veta, duke shkuar në 195, siç shihet edhe në buletinin e gjendjes, të publikuar nga Drejtoria e Shëndetësisë.
58 prej tyre janë në repartin e terapisë intensive ose 1 më shumë se një ditë më parë ndërsa 43 kanë nevojë për ventilim (gjendje e njëjtë me ditën paraprake).
Numri i vdekjeve të raportuara është rritur për 2, duke u ngjitur kështu në 1,628 që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), 31,109 raste të reja me koronavirus janë raportuar të mërkurën në të gjithë Zvicrën.
Një ditë më parë ishin 20,742 raste. Të mërkurën janë raportuar gjithashtu 147 shtrime në spitale dhe 20 vdekje.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës













