Lajme

BAG: Për katër ditë, 38,437 raste, 150 shtrime në spital, 33 vdekje

Në 96 orët e fundit, 38,437 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 144131.

BAG raporton gjithashtu 33 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin.  150 persona të tjerë u shtruan në spital.