Lajme
Ndërrimi i motmoteve, Cyrihu ndriçohet nga fishekzjarret
Pavarësisht se nuk kishte ndonjë organizim të veçantë këtë vit për fishekzjarre në Zvicër, qielli i Cyrihut u driçua nga fishekzjarret e hedhura edhe nga njerëz të thjeshtë, transmeton albinfo.ch.
Festa e Vitit të Ri, ose Shën Silvestri është festuar me zhurmë e gjallëri në gjithë Zvicrën. Në mesnatë nga të gjitha kishat janë dëgjuar këmbanat që kanë shënuar kalimin nga viti i vjetër 2021 në vitin e ri 2022.
Edhe kryeqyteti zviceran, Berna, nuk kishte organizuar fishekzjarre në prag të Vitit të Ri, por këmbanat dëgjoheshin atje në mënyrë mbresëlënëse. Ashtu si çdo vit, mijëra njerëz u mblodhën në Münsterplatz pak para mesnatës për të festuar Vitin e Ri.
Edhe qyteti i Bazelit festoi Vitin e Ri me fishekzjarre dhe qindra persona po shijonin atmosferen e ndërrimit të motmoteve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











