Lajme

Zvicra shënon rekord: 17,634 raste, 156 shtrime në spital, 25 vdekje

Raporti i BAG në 24 orët e fundit

Zvicra shënoi rekordin e ri me të infektuar.

Në 24 orët e fundit, 17,634 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 66746.  BAG raporton gjithashtu 25 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin.  156 persona të tjerë u shtruan në spital.