Lajme
Mërgimtari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident trafiku
Mediat italiane bëjnë me dije, se një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Landiona, në Novara të Italisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Viktima është Arian Domi, i cili jetonte prej vitesh në Vicolungo, transmeton albinfo.ch.
Raportet italiane shkruajnë se 40-vjeçari udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie. Domi, i cili punonte në një ndërmarrje në Carpignano Sesia po kthehej në shtëpi, kur me gjasë ai humbi kontrollin e makinës për shkak të mjegullës. 40-vjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë të vegjël.
Lajmi për humbjen tragjike të shqiptarit u përhap me shpejtësi në Bassa. “Ishte njeri punëtor dhe më vjen shumë keq për të, gruan dhe dy fëmijët e vegjël që la pas, pak ditë para Krishtlindjes”, u shpreh kryebashkiakja e Vicolungo, Marzia Vicenzi për mediat vendase. Ajo tha po ashtu se kishte qenë për vizitë në shtëpinë e shqiptarit dhe se do të bënte gjithçka për t’ju gjendur pranë familjes së tij.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












