Muzikë
Bebe Rexha, me mesazh motivues për festat e fundvitit
Në prag të festave të fundvitit këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë gjithmonë një “avokate” e mirë për njerëzit e prekur nga problemet me shëndetin mendor.
Kjo empati e saj vjen për faktin se edhe ajo para disa vjetëve, e pranoi publikisht se vuan dhe është e diagnostikuar me çrregullim bipolar.
32-vjeçarja madje gjatë këtij viti publikoi albumin e saj të dytë në karrierë, i cili është i mbushur me këngë që trajtojnë probleme të shëndetit mendor.
Artistja me origjinë shqiptare nuk po i harron fansat edhe gjatë periudhës së festave, pasi zgjodhi t’i motivojë për fundvit, ata që mund të mos jenë duke kaluar një periudhë të mirë këto kohë.
“Edhe pse mund të jetë sezoni i festave, kjo mund të jetë një kohë shumë e errët për disa. Nëse ndiheni si një i huaj ose si dele e zezë në familjen tuaj, thjesht mbani mend se jeni një njeri i mahnitshëm. Ju jeni vetja juaj. Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer në jetë. Viti i ri po vjen dhe ky do të jetë një fillim i ri për ju. Një fillim i ri”, shkroi fillimisht Rexha në InstaStory.
Më pas, interpretuesja e hitit “I’m a mess” publikoi edhe një tjetër shkrim në vazhdimësi, duke u munduar t’i qetësojë sado pak ata që kanë vështirësi në këto momente.
“Ju nuk jeni familja juaj. Ti je ti dhe je i mrekullueshëm. Do të thyeni mallkimet e brezave. Do të hyni në kapitullin tjetër të mahnitshëm të jetës suaj. Mbushur me lumturi dhe shpresë. Ju do të jeni të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht”, shkroi Bebe Rexha.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, edhe faqja e njohur ndërkombëtare e muzikës iHeart Radio në Instagram, shpërndau një thënie motivuese të artistes, të publikuar në Twitter.
“Për personin që po ndjehet pa disponim në sezonin e festave, ti ia ke dalë dhe do t’ia dalësh. Ju dërgoj me dashuri një zemër të kuqe”, shkruhej në statusin e Rexhës.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











