Lajme

BAG raporton 20,496 raste të reja me Covid gjatë fundjavës

Në 72 orët e fundit, 20,496 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 156602. BAG raporton gjithashtu 48 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 226 persona të tjerë u shtruan në spital.