Lajme
Të burgosurit në Zvicër ankohen për ushqimet jo të mira në burg
Shumë të burgosur në Gmünden në Niederteufen AR shprehen se ushqimi është i jo i mirë dhe pritet të fillojë greva e urisë, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Zyra Kantonale e Appenzell Ausserrhoden hedh poshtë akuzat.
Një i burgosur i burgut në Gmünden në Niederteufen AR nuk është aspak i kënaqur me ushqimin në burg. “Jemi në një situatë katastrofike. Ne nuk kemi ngrënë nga kuzhina për muaj të tërë, por kemi përdorur një listë blerjesh”, shkruante i burgosuri anonim në një letër drejtuar stafit të redaksisë “20 Minuten” në St. Gallen.
Disa të burgosur tashmë kanë filluar një grevë urie për shkak të cilësisë së dobët të ushqimit, thuhet në letër. Por. as për këtë nuk pati ndonjë reagim. Madje, i burgosuri e krahason situatën në burgun Gmünden me regjimet autoritare: “Ne jetojmë këtu në Zvicër dhe jo në diktaturën e Koresë së Veriut”, shkruan ai.
Ndërkohë. burgu i mohon akuzat
Me kërkesë të “20 Minuten”, Zyra Kantonale e Appenzell Ausserrhoden i ka komentuar pretendimet e të burgosurit në konsultim me burgun Gmünden. “Në burgjet në Gmünden janë 65 të burgosur. Kemi marrë pak ankesa, shumica e të burgosurve e kanë pëlqyer shumë ushqimin”, thotë Andreas Disch, nënkryetar i shërbimit të komunikimit në zyrën kantonale të AR. Është gjithmonë i sapogatuar dhe, në thelb, vetëm produktet rajonale janë në tryezë, vazhdon Disch.
Sipas Disch, në burgun Gmünden nuk ka grevë urie. “Greva e urisë përkufizohet si refuzim i rreptë për të ngrënë dhe pirë. Vihet re se të burgosurit që deklarojnë se kanë hyrë në grevë urie, për shembull, vetëm nuk kanë ngrënë mëngjes apo drekë”, thotë Disch. Nga ana tjetër, darka hahej gjithmonë rregullisht, vazhdon Disch.
Disch e komenton “listën e blerjeve” të adresuar nga i burgosuri si më poshtë: “Në krahun e mbyllur, nga i cili ka shumë të ngjarë të ketë origjinën letra, nuk ka kuzhinë dhe as ambiente gatimi. Megjithatë, të burgosurit kanë mundësinë të bëjnë pazar në qoshkun e brendshëm”.
Situata e koronavirusit dhe koha e Krishtlindjeve, pa ndikim
Kur u pyet nëse masat e fundit të Covid-it mund të kenë ndikim në gjendjen shpirtërore të të burgosurve, Disch thotë jo. “Të burgosurit në krahun e mbyllur mund të presin vizitorë. Asgjë nuk ka ndryshuar me masat aktuale të koronavirusit”, thotë ai. Për më tepër, oficeri i komunikimit nuk sheh asnjë lidhje midis letrës dhe sezonit të Krishtlindjeve. Sipas Disch, edhe rreth kohës së Krishtlindjes nuk kishte akumulim të dukshëm të ankesave për ushqimin.
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











