Lajme

Zvicra regjistroi 9941 infeksione të reja me koronavirus, në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, 9941 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 71.965. BAG raporton gjithashtu 42 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 167 persona të tjerë u shtruan në spital.