Lajme
Të pavaksinuarit, 11 herë më në rrezik të vdesin nga Covidi sesa të vaksinuarit
Shifrat e fundit të BAG tani e bëjnë të qartë se sa më i lartë është rreziku i vdekjes nga korona tek njerëzit e pavaksinuar, në krahasim me të vaksinuarit
Në një kohë që shumë veta në Zvicër e kanë marrë tashmë edhe vaksinën përforcuese (dozën e tretë), mbi një e treta e popullsisë ende nuk është vaksinuar fare kundër koronës. Statistikat më të reja tregojnë se sa shumë ndihmon vaksina në rastet ekstreme, transmeton albinfo.ch.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 51 vdekje në lidhje me koronavirusin të premten e kaluar. ndërsa 46 persona të tjerë kanë vdekur gjatë fundjavës.
Mjekët, mjekët e kujdesit intensiv dhe shkencëtarët kanë predikuar për javë të tëra se shumë nga këto vdekje mund të evitoheshin. Kjo për faktin se numri dukshëm më i madhe e personave që vdesin nga Korona sot në Zvicër nuk ishin të vaksinuar, shkruan blick.ch. Për më tepër, shifrat e fundit të BAG tani e bëjnë të qartë se sa më i lartë është rreziku i vdekjes nga korona tek njerëzit e pavaksinuar, në krahasim me të vaksinuarit.
Shkalla e vaksinimit në Zvicër është 66 për qind
Platforma “Our World in Data” nga Universiteti i Oksfordit ka përmbledhur shifrat e raportuara nga Qeveria Federale për gjithë javën e kaluar, nga 4 dhjetori. Këto shifra tregojnë se probabiliteti i vdekjes si pasojë e infeksionit me koronavirus është njëmbëdhjetë herë më i lartë tek personat e pavaksinuar sesa tek pacientët e vaksinuar.
Për realizimin e kësaj statistike, është regjistruar numri i vdekjeve në çdo grupmoshë dhe më pas ai numdër është pjesëtuar me numrin total të personave në atë grupmoshë përkatëse, përcjell albinfo.ch. Më pas, kjo vlerë u projektua për 100,000 njerëz.
Në Zvicër, shkalla e personave plotësisht të vaksinuar është aktualisht rreth 66 për qind. Në kategorinë veçanërisht të cenueshme, atë të moshës 65 vjeç e lart, mbi 89 përqind e njerëzve tani janë plotësisht të vaksinuar dhe pothuajse gjysma nga kjo kategori kanë marrë tashmë një vaksinim përforcues.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











