Lajme
Elon Musk shiti 10 miliardë dollarë aksione
Elon Musk sapo shiti 934.091 aksione të tjera të kompanisë së tij të makinave elektrike, Tesla. Kjo lëvizje vjen jo më larg se postimi i tij kontrovers në Twitter, pas të cilit ai shiti rreth $5 miliardë dollarë në aksione.
Ka disa kohë që CEO i Tesla-s, i është futur një rruge, në pamje të parë, pa krye, duke shitur e rishitur aksione të kompanisë së tij, pambarim.
Që prej nëntorit, Musk ka shitur 10.1 milionë aksione në total, që kapin vlerën e $10.9 miliardë dollarëve.
Pse po i shet aksionet e tij Elon Musk?
Në fillim të nëntorit, njeriu më i pasur në botë bëri një postim të paprecedentë në Twitter, ku ai pyeti rreth 86 milionë ndjekësit e tij, nëse duhet të shiste 10% të aksioneve të kompanisë së tij.
S’do shumë mend, që kjo tërhoqi një lum komentesh duke filluar nga ata qe mendonin se ky ishte thjesht një marifet publicistik për t’i sjell Musk më tepër vëmendje e deri tek ata që menduan se kjo ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Kongresit Amerikan, i cili prej kohësh po akuzonte miliarderët amerikanë që ata nuk paguanin taksa. Por cila është e vërteta?
Shumë menduan se Musk po i kërkonte vërtetë mendimin ndjekësve të tij në Twitter, por një mendje e mprehtë nuk mund t’ia lejojë kurrë vetes të jetë kaq naive sa për ta besuar këtë. Do të ishte një ëndërr vërtetë e bukur, por sidoqoftë ëndërr.
Si fillim, një pjesë e aksioneve të Musk u shitën në mënyrë që ai të paguante një obligim taksash të lëna pezull prej disa kohësh me vlerën e $3.5 miliardë dollarëve, sipas një raporti të Wall Street Journal. Ndaj, Musk nuk po kërkonte vërtetë mendimin e ndjekësve të tij në Twitter, por i duhej në fakt t’i jepte ato para për të paguar taksat – dhe mbi të gjitha, ai përfitoi nga ulja e çmimit të aksioneve të tij pas postimit në Twitter, gjë që ia zbrit rreth $480 milionë dollarë nga detyrimet e tij ndaj shtetit.
Në vijim, sipas Reuters, Elon Musk ka një marrëveshje deri në muajin gusht të vitit 2022, për të blerë aksionet e tij me vlerën $6.24 dollarë secila.
Kjo është arsyeja e vërtetë përse Musk i është futur një gare zbavitëse duke shitur sa më shumë aksione të ketë mundësi. Pasi vlera e tyre do të rritet, dhe ai sidoqoftë do të ketë mundësi t’i blejë sërish ato me vetëm $6.24 dollarë secilën – të paktën deri vitin tjetër.
Aksionet e Tesla-s për momentin po shiten me $1.084 dollarë secila dhe kjo është e sigurt t’i japë Musk përfitime të jashtëzakonshme. Një tjetër, lëvizje tërësisht e mirë menduar.
Ndaj, a është Elon Musk ende njeriu më i pasur në botë?
Hera e fundit që Musk kishte shitur aksionet e kompanisë së tij ishte viti 2016. Sipas një raporti të BBC, në atë kohë atij iu desh t’i shiste disa prej aksioneve të tij për të paguar sërish një faturë të majme taksash me vlerën e $600 milionë dollarëve.
Pavarësisht të gjithë kësaj, vlera neto e Musk këtë të premte ishte $283 milionë dollarë sipas indeksit të miliarderëve të përpiluar nga Forbes. Në fillim të vitit 2021, ai u bë njeriu më i pasur në botë, duke tejkaluar themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Dhe po, Musk mbetet ende njeriu më i pasur në botë me një diferencë të konsiderueshme madje.
Nëse Musk e mban premtimin e sondazhit të tij në Twitter, atij do t’i duhet të shesë edhe 10 milionë aksione të tjera.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













