Lajme

Zvicër: Në 24 orët e fundit, 10,163 infeksione të reja

Në 24 orët e fundit, 10,163 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 68.947. BAG raporton gjithashtu 51 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 160 persona të tjerë u shtruan në spital.