Tematike
Këto masa shtrënguese i vendosi sot Këshilli Federal
Masat shtrënguese do të hyjë në fuqi të hënën më 6 dhjetor dhe do të zbatohen deri më 24 janar. Rregulloret e reja të hyrjes në Zvicër hyjnë në fuqi të shtunën

Siç ishte paralajmëruar, Këshilli Federal reagoi sot ndaj numrit në rritje të rasteve me korona duke vendosur për një sërë masash. Masat shtrënguese do të hyjë në fuqi të hënën më 6 dhjetor dhe do të zbatohen deri më 24 janar. Rregulloret e reja të hyrjes në Zvicër hyjnë në fuqi të shtunën, raporton albinfo.ch.
Në vazhdim, një pasqyrë e përgjithshme:
Zgjerimi i detyrimit për maskë: Tani ky detyrim është i vlefshëm në të gjitha ambientet e mbyllura në të cilat zbatohet edhe detyrimi për certifikatë, transmeton albinfo.ch. Takimet private përjashtohen nga ky rregull, shkruan albinfo.ch.
Ulja e detyrueshme në restorante, të dhënat e kontaktit në trajnimet sportive: Aty ku nuk është e mundur të vihet maskë, zbatohen masat zëvendësuese: Në restorante dhe klube për shembull, ulja është e detyrueshme për të ngrënë dhe pirë. Nëse është zbatuar rregulli 2G, atëherë kjo masë nuk zbatohet. Për aktivitetet sportive dhe kulturore si trajnimi në ambiente të mbyllura ose provat e korit, duhet të mblidhen detajet e kontaktit.
Mundësia për t’u kufizuar në 2G: Këshilli Federal parashikon në mënyrë eksplicite zbatimin e rregullit 2G: Të gjitha institucionet publike për të cilat vlen detyrimi për certifikatë mund të kufizojnë qasjen për personat e vaksinuar dhe ata të shëruar. Në këmbim, mund të hiqet detyrimi për maskë.
Në mënyrë të ngjashme, rregulli 2G mund të zbatohet edhe për të gjitha ngjarjet në ambiente të brendshme ose të jashtme. Prandaj, aplikacioni i testimit për certifikatat Covid do të zgjerohet deri më 13 dhjetor. Deri atëherë, organizatorët e aktiviteteve duhet të kontrollojnë manualisht nëse një person është vaksinuar apo është shëruar.
Pjesëmarrësit kanë nevojë për testin PCR: Që nga e shtuna, të gjitha vendet do të hiqen nga lista e karantinës. Të gjithë personat, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar, duhet të kryejnë testin PCR përpara se të hyjnë në vend. Të gjithë personat duhet gjithashtu t’i nënshtrohen një testi PCR ose antigjen midis ditës së katërt dhe të shtatë pas hyrjes. Po ashtu tüë gjithë të prekurit nga kjo duhet të përballojnë vetë kostot e testimit. Personat e pavaksinuar lejohen të hyjnë në vende ose rajone në rrezik jashtë zonës Shengen për qëllime private vetëm në raste të rënda. Vizitat apo udhëtimet turistike preken veçanërisht në këtë pikë. Përjashtimet zbatohen për udhëtarët ndërkufitarë. Ata nuk kanë nevojë të bëjnë test.
Zgjerimi i detyrimit për certifikatë: Kërkesa për certifikatë shtrihet në të gjitha ngjarjet e hapësirave të brendshme të qassshme nga publiku dhe në të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore amatore në ambiente të mbyllura. Për eventet në natyrë, detyrimi për marrjen e certifikatës tani vlen nga 300 persona në vend të 1000 personave sa ishte. Për takime private, ekziston një “rekomandim urgjent” për të përdorur certifikatën për 11 persona ose më shumë. Fillimisht, Këshilli Federal kishte propozuar një detyrim certifikate për tubime të tilla.
Rekomandim urgjent për zyrën në shtëpi dhe maskë në vendin e punës: Një rekomandim urgjent për punën nga shtëpia (Home Office) zbatohet në vendin e punës. Gjithashtu, të gjithë punonjësit duhet të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura, në të cilat qëndrojnë disa persona.
Vlefshmëria e certifikatave të testit është shkurtuar: një test i shpejtë antigjen është ende i vlefshëm për 24 në vend të 48 orësh. Një test PCR është ende i vlefshëm për 72 orë. /albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?