Lajme
Taskforca: “Pas tri javësh, Zvicra vjen në pozitën ku është sot Austria”
Stadler: Në aspektin epidemiologjik, Austria është tri javë përpara Zvicrës, ndërsa rreth pesë javë në aspektin e ngarkimit të spitaleve"
Në këto momente, në Bernë është duke u mbajtur konferenca për media, e autoriteteve shëndetësore dhe ekspertëve, në nivel të vendit.
Duke marrë fjalën, kryetarja e task forcës shkencore të Zvicrës për pandeminë, Tanja Stadler ka përmendur një fakt interesant, shkruan albinfo.ch. Ajo ka bërë një krahasim me Austrinë. “Si në shtetin fqinj ashtu edhe në Zvicër, së fundmi numri i rasteve është dyfishuar çdo dy javë.
Dallimi i vetëm këtu është ky: Austria ka filluar me një incidencë më të lartë. Kështu, në aspektin epidemiologjik, Austria është tri javë përpara Zvicrës, ndërsa rreth pesë javë në aspektin e ngarkimit të spitaleve”.
Nëse procesi i infektimit vazhdon me këtë ritëm, në mesin e dhjetorit duhet të presim 300 pacientë me Covid në repartet e kujdesit intensiv, përcjell albinfo.ch. “Atëherë cilësia e zakonshme e trajtimit nuk mund të garantohet më,” thotë Stadler tutje. Prandaj do të ketë nevojë për zhvendosje.
Duke filluar nga niveli prej 400 pacientësh me Covid, të gjitha ndërhyrjet jo urgjente do të ndërpriteshin.
Stadler ka treguar shifrat aktuale. Infeksionet e reja si dhe shtrimi në spitale po rriten me rreth 40 për qind çdo javë, ka thënë ajo, transmeton albinfo.ch. Stadler ka sqaruar më tutje se prirja drejt dyfishimit të numrit të infeksioneve nuk ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të analizave por i përgjigjet realitetit në terren.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike














