Lajme
Bllokim mbarëkombëtar nga e hëna në Austri
Austria nga e hëna në bllokim total, për shkak të përhapjes së Covid
Duke qenë se shteti austriak shënoi një tjetër rekord të të gjitha kohëve për rastet e reja ditore të enjten, me 15,145 raste të raportuara në 24 orë, është marrë vendim për bllokimin mbarëkombëtar të Austrisë, transmeton albinfo.at.
Vlen të theksohet se që nga fillmimi i pandemisë, kjo është hera e katërt që shteti austraik bëri mbyllje totale.
Vendimi u mor në samitin federal-shtetëror: sipas së cilës nga e hëna, një bllokim dhjetëditor do të zbatohet në gjithë Austrinë për të gjithë – pavarësisht nëse janë vaksinuar kundër Covid apo jo, siç mësoi “Krone”.
Mbyllja duhet të zgjatet më pas me maksimum dhjetë ditë të tjera, ndërkohë që shkollat duhet të mbeten të hapura, transmeton tutje albinfo.at.
Personat e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në izolim, edhe pasi të kenë kaluar 20 ditët.
Në një konferencë për shtyp në mëngjes, Qeveria federale do të shpallë zyrtarisht bllokimin në gjithë Austrinë. Sipas raportimeve, kancelari federal, Alexander Schallenberg (ÖVP), dëshiron t’u kërkojë të vaksinuarve kundër koronës “solidaritet”. /Albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











