Muzikë
Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor shqiptar
Këtë kostum këngëtarja shqiptare Rita Ora e kishte veshur në videoklipin e këngës hit “Gunna”.
Në Muzeun Etnografik të Tiranës, të cilin Bashkia e këtij qyteti ka vendosur ta krijojë brenda ndërtesës së “Sarajeve të Toptaneve”, tash e tutje do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja Rita Ora e ka veshur në videoklipin e këngës hit “Gunna”.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur lajmin për dhurimin e kostumit popullor nga këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Shum faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër, duke e kthyer “Queens Arms” në qendër komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang’”, theksoi Veliaj, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












