Muzikë
Dua Lipa pritet të përfaqësojë Britaninë në Eurovizion
Mediat britanike kanë shkruar se në vitin 2022 Britania mund të përfaqësohet në Eurovizion nga këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, transmeton albinfo.ch.
ABBA kanë zbuluar se janë të prirur të shkruajnë këngën reprezentuese të Mbretërisë së Bashkuar në Eurovision – por duan që Dua Lipa ta këndojë atë.
Pop-grupi suedez e di sekretin e suksesit të Eurovisionit, pasi fituan konkursin në vitin 1974 me mega-hitin “Waterloo”.
Pjesëmarrësit e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë pasur të njëjtin fat – me interpretuesin e vitit të kaluar James Newman që fitoi zero pikë në ceremoninë e majit me këngën e tij “Embers” në Roterdam, shkruan DailyMail.
Megjithatë, Bjorn Ulvaeus i Grupit ABBA, 76 vjeç dhe Benny Andersson, 74 vjeç, thanë se mund ta kthenin fitoren nëse Dua do ta vinte veten në gatishmëri për të performuar.
Dyshja u shfaqën në episodin e së premtes në ‘BBC Breakfast’, teksa diskutuan lajmin se menaxhmenti i Duas, TaP Music, po kërkon një këngëtare për të konkurruar për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2022, që do të mbahet në “PalaOlimpico” në Torino, Itali.
Ata vazhduan duke thënë se do të donin ta shihnin vetë Duan duke kënduar këngën përfaqësuese të Britanisë së Madhe dhe këmbëngulën se do të ishin gati për të kompozuar këngën për artistin e duhur.
Benny vazhdoi: “Zgjedhja e një përfaqësuesi është një gjë, kompozimi është një gjë tjetër. Kështu që ju duhet edhe një këngë e mrekullueshme dhe një përfaqësues i mirë”.
Kur u pyet nëse do të konsideronin pjesëmarrjen sërish në Eurovision, ai tha: “O Zot, një prezantim tjetër si Mbretëri e Bashkuar? Unë nuk e di”.
Përgjigjja e tij ishte më e matur se ajo e Bjornit, i cili tha hapur: “Jo”.
Megjithatë, Benny këmbënguli: “Por cili është rreziku? Nuk mund të jesh më keq se i fundit”.
Bjorn tha: “Jo, por duhet të jetë një artist vërtet i mirë për të shkruar, po”, dhe dyshja më pas ranë dakord që Dua Lipa do të ishte zgjedhja e preferuar.
Kënga përfaqësuese e Mbretërisë së Bashkuar për vitin 2022, do të publikohet në një shtëpi të madhe diskografike për të rritur më tej shanset e kombit për fitore.
Dua ka thënë më parë për tabloidin The Sun: “Unë jam një britanike krenare, ndërkohë që jam edhe një kosovare krenare. Jam e lumtur t’i jap hua menaxherit tim për kauzën. Unë do t’i brohoras ata”.
Votimi në Eurovision ka qenë prej kohësh i ngjeshur me polemika mes pretendimeve për votime politike, veçanërisht nga vendet ish-sovjetike.
Pas performancës, çdo vend jep pikë për secilën këngë – duke filluar nga një deri në tetë, dhe më pas dhjetë dhe 12 për këngën më të mirë.
Nëse dilni jashtë dhjetëshes së parë, nuk iu jepen pikë nga ai vend.
Raundi i parë i pikëve vendoset nga një juri prej pesë profesionistësh të industrisë së muzikës në secilin vend, dhe i dyti jepet nga shikuesit që shikojnë programin nga shtëpia, të cilët mund të votojnë me telefon, mesazhe me tekst ose me anë të një aplikacioni telefonik.
Juria shpall drejtpërdrejt në transmetim pikët që do t’i ndajnë për shtetet përkatëse. Pikët e publikut më pas mblidhen dhe zbulohen në fund të shfaqjes, nga më e ulëta tek ajo më e larta.
Fituesit e këtij viti, grupi “Maneskin”, nga Italia, ishin një grup i zhanrit ‘rock’, të cilët i siguruan fitoren shtetit të tyre pas shumë vjetësh. /Telegrafi
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











