Lajme
Mbi gjysmë miliardë njerëz në botë jetojnë pa energji elektrike
Prodhimi i energjisë është përgjegjës për dy të tretat e emetimeve të gazrave serrë, por 759 milionë persona në botë nuk kanë akses në energji elektrike, sipas agjensisë së OKB-së për Mjedisin, UNEP.
“Ne duhet të reduktojmë në mënyrë drastike emetimet, por gjithashtu duhet t’u sigurojmë të gjithëve energji të pastër dhe të besueshme, deri në vitin 2030”, vuri në dukje agjencia në një raport të paraqitur në COP26, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
“Ka prova që tregojnë se qëllimi për të qëndruar brenda +1,5 gradë Celsius deri në fund të shekullit ka të ngjarë të humbasë, por edhe nëse e bëjmë këtë, disa ndikime të ndryshimeve klimatike janë tashmë të pakthyeshme dhe do të na shoqërojnë për shumë dekada. Kështu që na duhet të përshtateni”, shtoi ajo.
Raporti ofron një përditësim mbi statusin global dhe progresin e procesit të përshtatjes përmes tre elementeve: planifikimit, financimit dhe zbatimit.
UNEP kujton se “2021 ishte viti në të cilin ndryshimet klimatike u shfaqën qartë si një kërcënim serioz për njerëzimin, jo vetëm në terma afatgjatë, por këtu dhe tani” dhe vëren se “ndikimet klimatike po godasin botën me një egërsi të re”.
Agjensia për Mjedisin rikujtoi se këtë vit Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) ka paralajmëruar se ekziston një mundësi më e madhe për një rritje të temperaturës globale prej më shumë se 1,5 gradë Celsius brenda dy dekadave të ardhshme.
Kontributet aktuale të përcaktuara në nivel kombëtar (NDC), pra angazhimet e secilit shtet, siç parashikohen nga marrëveshja e Parisit, aktualisht po tregojnë për ngrohje globale prej 2,7 gradë Celsius deri në fund të shekullit.
“Kështu, edhe pse bota kërkon të shtojë përpjekjet për të reduktuar emetimet e gazit serrë, përpjekje që nuk janë ende aq të forta, rritja e ndikimeve klimatike është shumë më e madhe se përpjekjet tona për t’u përshtatur”, paralajmëroi UNEP.
“Përshtatja mund të zvogëlojë në mënyrë efikase rreziqet klimatike, që po përshpejtohen me rritjen e temperaturave”, shpjegoi agjensia.
Ekspertët vërejnë se “ndërsa zbutja e fortë është mënyra për të ulur ndikimet dhe kostot afatgjata, rritja e ambicies për t’u përshtatur, veçanërisht në lidhje me financimin dhe zbatimin, është çelësi për të shmangur boshllëqet ekzistuese që të zgjerohen”.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












