Lajme
Më 8 nëntor në Zvicër fillon Java Kombëtare e Vaksinimit
Gjatë Javës Kombëtare, marrja e vaksinës në shumë vende, do të jetë veçanërisht e lehtë, pa paralajmëriom dhe pa regjistrim
Duke filluar nga data 8 deri më 14 nëntor 2021, Qeveria Federale dhe kantonet do të organizojnë Javën Kombëtare të Vaksinimit. Në kuadër të kësaj jave, publikun e presin oferta të ndryshme këshillimi dhe vaksinimi si dhe evente të shumta.
Nisja e javës së vaksinimit me koncerte në pesë lokacione, duke përfshirë një fshat vaksinimi në stacionin kryesor hekurudhor të Cyrihut.
Bëni pjesën tuaj të punës për të ndihmuar në përballimin e pandemisë dhe në vaksinim, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në një njoftim, me rastin e hapjes së aktivitetit të pëmendur.
Gjatë Javës Kombëtare, marrja e vaksinës në shumë vende, do të jetë veçanërisht e lehtë, pa paralajmëriom dhe pa regjistrim, transmeton albinfo.ch. Duke u vaksinuar, ju jo vetëm që mbroni veten, por edhe të tjerët, përreth jush – veçanërisht pacientët me rrezik të lartë.
Në vazhdim, ja çfarë ofron java kombëtare e vaksinimit:
Stacionet mobile të vaksinimit
Jeni të ftuar përzemërsisht të vaksinoheni në një stacion të lëvizshëm vaksinimi.
Kështu, do të përfitoni nga distanca të shkurtra, ndër të tjera falë edhe autobusëve të vaksinimit që ndalojnë pranë jush.
Oferta për këshilla individuale
Këshillimi është i disponueshëm për këdo që është i interesuar për çdo gjë që ka të bëjë me vaksinimin kundër Covid-19. Konsultimet ofrohen: në biseda personale individuale, në grupe ose me telefon.
Ndër të tjera, gjatë këtyre këshillimeve do të merrni informacion për efektivitetin, sigurinë, efektet anësore të vaksinave, rreziqet shëndetësore në rast infeksioni dhe opsionet e ndryshme të vaksinimit.
Mund të gjeni po ashtu më shumë informacion rreth vaksinimit kundër Covid-19 në këtë fletushkë: https://bag-coronavirus.ch/wp-content/uploads/2021/10/Impfoffensive_Flyer_A5_Basis_148x210_d.pdf
Mësoni më shumë për ofertat përkatëse direkt nga kantoni juaj: https://impfwoche.ch/impfangebote/
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me vaksinimin Covid-19, ju lutemi kontaktoni linjën kombëtare të informacionit (çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 23:00):
+41 800 88 66 44
Të mërkurën, më 10 nëntor 2021, në orën 19:00, të rinjtë janë të ftuar përzemërsisht në “Live Vaccination Talk” në kanalin Instagram Pro Juventute @ 147_schweiz. Aty mund të bëni pyetje në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19 dhe të merrni pjesë në diskutim. Specialistët dhe ekspertët kujdesen drejtpërdrejt për shqetësimet tuaja dhe u përgjigjen pyetjeve tuaja.
Të gjithë ata që dëshirojnë që pyetjet t`i bëjnë përpara “Live Vaccination Talk” ato mund t’i dërgojnë me email në [email protected] ose me mesazh direkt në Instagram.
Gjatë bisedës për vaksinimin, të rinjtë kanë mundësinë të bëjnë edhe pyetjet e tyre në formë komentesh.
Më shumë informacion mbi “Live Vaccination Talk” nga 10 nëntori në www.147.ch/de/impfung.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












