Lajme
Shkalla e infektimit te të pavaksinuarit, 8 herë më e lartë se te të vaksinuarit
Rudolf Hauri: "Shkalla e infeksionit tek personat e pavaksinuar është tetë herë më e lartë se sa te personat e vaksinuar”
Përhapja e madhe e infeksioneve në Zvicër është arritur të frenohet, me gjithë një rritje evidente të numrave në javët e fundit. Ky konstatim është dëgjuar në konferencën për media që kanë mbajtur sot lidhur me pandeminë e koronës ekspertët mjekësorë.
Kështu, kryetari i Komnferencës së Mjekëve Kantonalë, Rudolf Hauri ka theksuar se rrjedha e sëmundjes është kryesisht më e butë dhe më e shkurtër tek ata që janë vaksinuar sesa tek ata që nuk janë vaksinuar, transmeton albinfo.ch.
Më tutje, duke përforcuar këtë argument, dr. hauri ka përmendur edhe shifra: “Deri më tani, ka qenë e mundur të frenohet përhapja – megjithëse me përpjekje të mëdha. Shkalla e infeksionit tek personat e pavaksinuar është tetë herë më e lartë se sa te personat e vaksinuar”.
Hauri ka folur edhe për javën e vaksinimit që fillon nga 5 nëntori. Fushata e vaksinimit me moton: “Afër popullit” synon qasje më të lehtë në vaksinim, konsultime etj.
Kështu, sipas tij, gjatë javës së vaksinimi, të interesuarit për vaksinim mund të vaksinohen spontanisht nëpër farmaci ose në zyrat e mjekëve.
Kantonet aktualisht po punojnë për vaksinat përforcuese (të tretë) për popullatën mbi 65 vjeç. Rekomandimet nga EKIF janë ende në pritje.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










