Lajme
Spitalet në Kroaci në alarm, nuk kanë shtretër të lirë
Raportohet se pacientët me sëmundje Covid-19 presin orë të tëra në spital sepse nuk ka vende të disponueshme
Shoqata Kroate e Mjekëve (HUBOL) është e shqetësuar për kërcënimin e mbipopullimit për shkak të pacientëve të sëmurë rëndë Covid-19.
”Sistemi shëndetësor kroat nuk ekziston më. Sistemi nuk ekziston kur keni nevojë për të njohur dikë për t’u kuruar në një shtrat me aparatura oksigjeni”, theksoi në një deklaratë HUBOL.
”Ndërsa pacientët me sëmundje Covid-19 presin orë të tëra në spital, sepse nuk ka vende të disponueshme, zyrtarët e lartë të qeverisë u qasen problemeve si adoleshentët arrogantë narcistë”, shtoi shoqata, raportojnë mediat e huaja, transmeton Albinfo.ch.
Aktualisht janë 1 418 pacientë me koronavirus në trajtim spitalor në Kroaci, 170 prej të cilëve janë në intubim.
Incidenca shtatëditore është rritur në vend në dy javët e fundit, në 587,9 infeksione të reja për 100 000 banorë, sipas universitetit ”Johns Hopkins” në SHBA.
Në Kroaci, 52,6% e popullsisë ka mbrojtje të plotë nga vaksinimi.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













