Lajme
Sa për qind e mjekëve në Zvicër janë vaksinuar?
Zvicra është cilësuar si një nga shtetet me mjekët më skeptik për marrjen e vaksinës. Por a është e vertetë?
Shpeshherë Zvicra është cilësuar si një nga shtetet ku mjekët janë skeptikë për marrjen e vaksinës anti-Covid, transmeton albinfo.ch. Por, kjo duket se nuk është e vërtetë, pasi një studim i përgatitur nga Gfs Bern, i porositur nga Federata Zvicerane e Mjekëve (FMH), bën të mundur përgjigjen e një pyetjeje që ka mbetur e hapur për një kohë të gjatë, konkretisht sa mjekë kanë marrë vaksinat.
Theksohet se në bazë të sondazhit, i paraqitur nga NZZ am Sonntag, dalin në pah të dhëna konkrete, duke vënë në dukje se rreth 91% e mjekëve kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.
Referuar përmbajtjes së studimit, rezulton se kjo përqindje është e destinuar të rritet me shpejtësi ,duke qenë se 4.2% e të intervistuarve kanë konfirmuar synimin e tyre për të vaksinuar deri në fund të vitit 2021 dhe duhet theksuar se numri i mjekëve tashmë të vaksinuar është i konsiderueshëm, veçanërisht atyre që punojnë në spitale.
Vlen të theksohet se i konsiderueshëm është edhe numri i mjekëve të prekur nga koronavirusi (15% krahasuar me mesataren 8% në pjesën tjetër të popullsisë), në lidhje me faktin se pa dyshim është një kategori profesionale më e ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit. Një kategori që vuan gjithashtu efektet e stresit dhe ngarkesës së punës, edhe nëse për Gfs.Bern nuk është e mundur që të lidhen “direkt” këto të dhëna me pandeminë. Në fakt, mjekët duhet të përballojnë efektet e burokracisë, e cila është rritur nga 36 minuta në ditë në 2011 në mbi dy orë tani. rsi-eb.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











