Lajme
Sesioni i Grave kërkon forcim të mbrojtjes ligjore nga përdhunimi
Kërkesat e votuara i kalojnë parlamentit në formë peticioni. Janë miratuar gjithsej 23 propozime nga tetë komisione
Në ditën e dytë të sesionit të grave në Pallatin Federal, pjesëmarrëset kanë formuluar kërkesat e tyre për temën e dhunës ndaj grave. Pëlqimi i qartë për marrëdhënie seksuale duhet të ankorohet në ligj. Ato e kërkojnë këtë për të mbrojtur më mirë gratë në rast përdhunimi, shkruan SDA.
Sipas ligjit aktual, meshkujt që shpërfillin Jo-në nga personi tjetër ose shenjat joverbale nuk janë domosdoshmërisht fajtorë për përdhunim ose detyrim seksual.
“Ne shpresojmë për një mbështetje të madhe, që të mund të japim shembull dhe të qëndrojmë mbrapa atyre që janë prekur nga dhuna seksuale”, ka thënë Noemi Grütter, transmeton albinfo.ch. Gratë që përdhunohen shpesh ndodhen në një gjendje “ngrirjeje” dhe nuk janë në gjendje të mbrohen. Kjo është e vërtetuar shkencërisht.
“Këto raste sot nuk mbulohen nga ligji penal.
Në Zvicër, çdo e dhjetë grua përjeton akte seksuale kundër vullnetit të saj. “Ky numër është sa i gjithë qyteti i Cyrihut”. Kaq shumë gra përjetojnë sulme. “Është koha të kuptojmë se seksi pa pëlqim është përdhunim”.
“Modeli i Bernës” për gjithë Zvicrën
Këshillit Federal i kërkohet gjithashtu me një mocion për të siguruar qasje uniforme për ruajtjen e provave në të gjithë Zvicrën. Në kantonin e Bernës, dëshmitë mjekësore të dhunës seksuale janë siguruar nga zyrtarë të trajnuar posaçërisht sipas të ashtuquajturit “modeli i Bernës” që nga viti 1986, pa përfshirë policinë.
Gratë kërkojnë gjithashtu që Këshilli Federal të formulojë veprën e përdhunimit në një mënyrë neutrale gjinore, përcjell albinfo.ch. Për shembull, sot askush nuk mund të dënohet për përdhunim nëse viktima është burrë.
Për të përmirësuar parandalimin, gratë kërkojnë që Këshilli Federal të investojë një buxhet vjetor prej 0.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen kundër dhunës me bazë gjinore dhe luftimin e dhunës.
Së fundi, Këshillit Federal i kërkohet të nisë fushata të përsëritura kombëtare parandaluese.
Kërkesat e votuara i kalojnë parlamentit në formë peticioni. Janë miratuar gjithsej 23 propozime nga tetë komisione.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













