Lajme
Ulet besimi për qeverinë, më së shumti “dënohet” ministri Maurer
Përqindja e atyre që nuk i beson qeverisë ka shënuar rritje: Ajo tani është 33 për qind ndërsa në korrik të këtij viti ishte vetëm 26 për qind

Monitori i 9-të i Koronës, i realizuar nga transmetuesi publik zviceran SRG, tregon se
përqindja e qytetarëve që kanë besim të madh në Këshillin Federal kur bëhet fjalë për politikën e pandemisë është po aq i madh sa ishte në verë, raporton watson.ch.
Megjithatë, përqindja e atyre që nuk i beson atij ka shënuar një rritje: Ajo tani është 33 për qind ndërsa në korrik të këtij viti ishte vetëm 26 për qind, transmeton albinfo.ch. Mosbesimi ndaj qeverisë është më i madh tek brezi i ri ndërsa mbi 65-vjeçarët mbeten besnikë ndaj qeverisë së shtetit.
Ministri Ueli Maurer dënohet nga të anketuarit
Ministri i Financave Ueli Maurer ka marrë një notë të ulët (3.3) nga pjesëmarrësit në anketë.
Shumica e anëtarëve të Këshillit Federal po ndahen gjithnjë e më keq kur bëhet fjalë për vlerësimin e dhënë nga popullsia. Te Ministri i Financave, Ueli Maurer (SVP) ky përkeqësim është shprehur më së shumti. Ai kishte marrë notën 3.8 nga monitori i zhvilluar në verë, ndërsa tani merr vetëm 3.3.
Maurer është përfolur kohë të gjatë për qëndrimin e tij indiferent dhe në raste, mosbesues ndaj masave të qeverisë ku ai bën pjesë, ndaj koronavirusit. Së fundi ai ka pasur deklarime kundërthënëse pas paraqitjes së tij në publik me këmishën karakteristike të kundërshtarëve të masave të koronës.
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset është ende në gjendje më të mirë, ndonëse edhe nota e tij ka pësuar një përkeqësim: nga 4.2 sa ishte në korrik ka rënë në 4.1 tani.
Presidenti federal Guy Parmelin mbetet i qëndrueshëm tek nota e pamjaftueshme nga populli, 3.7.
Ministri i Jashtëm Ignazio Cassis, me gjithë një ngritje të vogël, mbetet në fund të listës, me 3.1 (ishte 3.0 në korrik), përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë 33 për qind e të anketuarve në nivel të Zvicrës nuk kishin asnjë mendim për të, që është grupi më i madh në krahasim me ato të këshilltarëve të tjerë federalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor 30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës: Një rrugëtim me zemër dhe art ...
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?