Lajme
Parlamenti nis hetimet rreth përpjekjes për shantazh ndaj ministrit Berset
Nën-komisionet e komisionit të auditimit të bizneseve janë duke punuar me autoritetin mbikëqyrës për të ekzaminuar Zyrën e Prokurorit Federal për të përcaktuar nëse procedurat penale të mbyllura kundër gruas e cila kishte shantazhuar ministrin Berset kanë plotësuar standardet e zakonshme, shrkuan srf.ch.
Siç kanë publikuar mediat, në vitin 2019, një grua kishte bërë përpjekje që përmes dokumenteve private të shantazhonte ministrin Alain Berset, transmeton albinfo.ch. Prandaj, pas mbylljes së rastit nga prokuroria, duhet të shqyrtohet nëse për shkak të pozitës së viktimës (ministrit në fjalë) prokuroria ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme.
Përpjekje shantazhi me gjykim përfundimtar
Në nëntor të vitit 2020, gazeta “Weltwoche” pati bërë publike se në shtator të po atij viti prokurori federal kishte dënuar një grua me gjobë me kusht për tentativë shantazhi ndaj Bersetit. Aktgjykimi është përfundimtar. Berset më pas kishte deklaruar se bëhej fjalë për një “çështje private” që ishte zgjidhur.
Ajo që dihet është se gruaja ka tentuar të shantazhojë Bersetin me dokumente private, përcjell albinfo.ch. Ministri Federal pati ushtruar një kallëzim penal kundër saj. Sipas urdhrit penal, gruaja në fjalë i ka kërkuar fillimisht Bersetit “të paguajë një borxh të papaguar prej 100 mijë frangash”, por pastaj ishte tërhequr nga kjo kërkesë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












