Futboll
Tifozi i vendos Shaqirit, xhaketën me emblemë të UÇK-së
Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur pas ndeshjes Zvicër-Irlandë e Veriut
Zvicra fitoi përballjen ndaj Irlandës së Veriut 2:0, ku Xherdan Shaqiri ishte kapiten dhe luajti deri në minutën e 92-të.
Por, pas ndeshjes ka ndodhur diçka jo e zakonshme. Një tifoz e ka vendosur xhaketën me emblemën e UCK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) te Shaqiri, shkruan albinfo.ch.
Ylli shqiptar në fillim ka reaguar me buzëqeshje dhe më pas e ka larguar.
Rast që është komentuar edhe nga mediat zvicerane. Kujtojmë rastin kur Xherdani kishte festuar me shqiponjë pas golit ndaj Serbisë më 2018 në Kampionatin Botëror në Rusi. Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin dënuar me 10 mijë, por rasti kishte bërë bujë në Zvicër dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova Pritje të gjata janë raportuar sot në pikën kufitare në Merdarë, ku bashkatdhetarët po presin mbi... -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare Mashtruesit e internetit kanë hartuar një taktikë të re në Austri, duke përdorur email-e të rreme... -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës










