Lajme
“Pandora Papers” zbulon pasuritë marramendëse të politikanëve botërorë
Një rrjedhje e të dhënave e quajtur ”Pandora Papers” zbuloi se miliarderë të fuqishëm dhe udhëheqës aktualë dhe të mëparshëm botërorë, kanë qenë të lidhur me kompani që përdorin parajsa tatimore për fshehjen e të ardhurave.
Hetimi u krye nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve (ICIJ) dhe një ekip prej 150 gazetash, përfshirë ”Sueddeutsche Zeitung” të Gjermanisë, ”Washington Post”, ”Guardian”, ”Indian Express” dhe ”Le Monde”.
Të paktën 11,9 milionë dokumente zbuluan se 35 krerë shtetesh aktualë dhe ish dhe më shumë se 330 politikanë dhe zyrtarë publikë nga gati 100 vende kanë pasuri në llogari bankare, fondacione në kompanitë offshore.
Llogaritë offshore shpesh përdoren për të menaxhuar fshehurazi shuma të mëdha parash, duke evituar deklarimin e tyre.
Një udhëheqës botëror i përmendur në raport është kryeministri çek, Andrej Babis, i cili do të përballet me zgjedhjet parlamentare të premten dhe të shtunën.
Sipas zbulimit, Babis bleu 15 milionë euro (17,4 milionë dollarë) tokë në Francë në 2009, pa një burim të qartë financimi.
Sipas raportit, pagesa për tokën kaloi përmes kutive postare në Uashington, Monako dhe Ishujt e Virgjër Britanikë para se të arrinte në Francë. Blerja e vitit 2009 ishte bërë pikërisht kur Babis po hynte në politikë.
Babis mohoi akuzat, duke i thënë agjencisë së lajmeve CTK se ”nuk kishte bërë asgjë të paligjshme ose të pahijshme”.
Ai foli për një përpjekje për të “njollosur atë’’ duke arritur në këtë mënyrë ndikimin në zgjedhjet parlamentare çeke”.
Babis shpesh ka shfaqur kredencialet e tij kundër korrupsionit si politikan. Për momentin, sipas një sondazhi të porositur nga CNN Prima News, partia ANO e Babis pritet të marrë 27,3% të votave në zgjedhjet e ardhshme, duke e bërë atë partinë më të fortë në parlamentin çek.
Ngjashëm me ”Panama Papers”, dokumentet thuhet se kanë rrjedhur nga një burim anonim.
Kjo rrjedhje informacioni është më e madhja deri më sot që përmban informacion mbi parajsat tatimore.
Dokumentet e PP u bënë publike në pranverën e vitit 2016 për shkak të një rrjedhje të të dhënave.
Ato ishin dokumente nga firma ligjore panameze ”Mossack Fonseca”, të cilat u shqyrtuan nga gazetarët në të gjithë botën.
Ata zbuluan se shumë politikanë, atletë dhe të famshëm të tjerë kishin biznese në kompani në parajsat offshore.
Zbulimet bëjnë presion mbi politikanët, biznesmenët si dhe të famshmit.
Kryeministri pakistanez i atëhershëm Nawaz Sharif humbi pozicionin e tij nën akuzat për korrupsion.
Në Maltë pati zgjedhje të reja në qershor 2017 për shkak të ”Panama Papers”, ndërsa në Islandë publikimi i tyre çoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm Sigmundur Gunnlaugsson.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












