Lajme
Studiuesit thonë se burrat holandezë po bëhen më të shkurtër
Holanda njihet për njerëzit më të gjatë në botë
Holanda ka qenë prej kohësh kombi më i gjatë në botë – por njerëzit e saj po bëhen më të shkurtër, sipas studiuesve holandezë.
Sipas CNN, përcjell Albinfo.ch, edhe pse gjatësia është rritur 100 vjetët e fundit, studimi tregoi se burrat holandezë të lindur në vitin 2001 ishin 1 centimetër më të shkurtër se homologët e tyre të 1980-ës. Për gratë, ndryshimi ishte më i theksuar me një ndryshim prej 1.4 centimetra.
Brezi i vitit 1980 mund të ketë qenë më i gjati ndonjëherë, duke përfituar nga një rritje e madhe në gjatësi.
Burrat holandezë të lindur në vitin 1980 ishin në një gjatësi mesatare prej 183.9 centimetrave, dhe ishin 8.3 centimetra më të gjatë se ata të lindur në vitin 1930.
Gratë e lindura në vitin 1980 ishin gjithashtu më të gjata me 170.7 centimetra, krahasuar me 165.4 centimetra me ato të lindura në vitin 1930.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










