Lajme
Mblidhet Qeveria e Kosovës, pritet vendimi për masat e reja antiCovid-19
Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje në formë elektronike, ku pritet të vendoset për masat e reja antiCOVID-19.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai ka thënë se mbledhja pritet të përfundojë gjatë pasdites, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria është duke mbajtur një mbledhje elektronike, ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do t’ ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu.
Ministri Vitia ditë më parë i ka informuar kryetarët e komunave me propozimet për masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator.
Disa nga masat që priten të votohen sot janë:
– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.
– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona, duke mbajtur distancën 1.5 metra.
– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.
– Gastronomia vazhdon punën sipas masave të deritashme.
– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16-vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.
– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri më 26 shtator.
Ndryshe, masat e tjera vazhdojnë siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












