Lajme
Numri i infeksioneve në Zvicër, ende i lartë, por nuk po rritet më aq shumë
Në Evropë, vetëm Britania e Madhe ka incidencë më të lartë se Zvicra. Autoritetet ende nuk rekomandojnë vaksinën e tretë
Në konferencën për media në Bernë, që ka mbaruar pak më parë, ekspertët federalë dhanë informacione mbi ngjarjet aktuale sa i përket pandemisë së koronës.
Në vazhdim, pikat më të rëndësishme që u theksuan aty:
Zvicra ndodhet në një situatë të qëndrueshme, por të tensionuar. Numri i infeksioneve është ende i lartë, por nuk po rritet më aq shumë, transmeton albinfo.ch.
Por, situata është veçanërisht e tensionuar në spitale. Një e treta e personave të shtruar në spital me Covid janë aktualisht në repartet e kujdesit intensiv ndërkohë që ka një numër të vogël shtretërish rezervë në dispozicion.
Në Evropë, vetëm Britania e Madhe ka incidencë më të lartë se Zvicra. Sipas Virginie Masserey (nga BAG), kjo ndodh kryesisht për shkak të infeksioneve tek të rinjtë në këtë vend. Shumica e të shtruarve në spitale janë aktualisht më të rinj se 44 vjeç.
Fushata e vaksinimit në Zvicër ka filluar përsëri – por jo ende në një masë që do të kënaqte përgjegjësit e fushatës. Për më tepër, në konferencë u theksua se vendet e tjera janë shumë përpara Zvicrës në këtë drejtim.
Autoritetet ende nuk janë duke rekomanduar vaksinime të gjera përforcuese (vaksinën e tretë), përcjell albinfo.ch. Për shumicën e njerëzve, mbrojtja aktuale e vaksinimit ende konsiderohet si e mjaftueshme.
Qëllimi kryesor tani për tani është shmangia e shtrimeve në spital dhe, vaksinat e dorëzuara të ARNi e kanë arritur këtë në një masë të kënaqshme.
Virusi aktualisht po qarkullon shumë në shkolla. Nëse kjo nuk do të vihen nën kontroll, ndoshta duhet të vendosen sërish masa të reja shtrënguese. Qarkullimi i pakontrolluar i virusit tek fëmijët duhet të shmanget.
Rreth 80 njerëz që ndodhen aktualisht jashtë vendit, por kanë vendbanimin e tyre në Zvicër kanë të drejtë për riatdhesim. Shërbimi mjekësor koordinues i Qeverisë Federale kujdeset për ta, u tha veç tjerash në konferencë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












